Connect with us

Maqedoni

Vevçani organizon karnavalet, policia ndërhyn për të shpërndarë turmën dhe arreston disa persona – Alsat

Published

on

Pasi komuna zyrtarisht hoqi dorë nga organizimi e karnavaleve të Vevçanit, shumë qytetarë sot dolën në rrugë me vetiniciativë. Ata kryen rituale dhe parada lokale që lidhen me ditën e Shën Vasilit, respektivisht datën e dikurshme kur është shënuar mbërritja e vitit të ri.

Por më pas intervenuan forca të shumta policore. Pati tensione dhe arrestim të disa prej pjesëmarrësve.

Pasi përfundoi marshi me pjesëmarrësit e Vasilicës, policia erdhi me një furgon me rotacion dhe sirena. E kam filmuar të gjithë, ndërsa e kam filmuar edhe karnavalin gjatë gjithë kohës. Por erdhën tek unë sepse kam filmuar- tha në telefon Gjorgji Vlajnikoski  – banor i Vevçanit.

Policia thotë se ka intervenuar për shkak të mosrespektimit të masave dhe rregulloreve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

MPB

“Përkundër marrëveshjes së arritur më parë për tre takime me njerëzit e përfshirë në mbajtjen e kësaj ngjarje për të respektuar masat dhe të mos ketë asnjë grupim, sot një grup i madh i qytetarëve u mblodhën në Vevçan pa respektuar masat ose grupimin e paligjshëm për shkak të të cilave policia duhej të ndërhynte. Pas dokumentimit të rastit, do të bëhen parashtrimet e duhura”

Kryetari kujton se të gjitha aktivitetet u anuluan tre javë më parë

“Ju e dini vetë se Vevçanin vështirë se mund të ndalet- tha Sasho Jankoski-Kryetar i Komunës së Vevçanit.

Në këtë mënyrë, thonë në fshat, edhe pse në mënyrë simbolike arritën ta ruajnë traditën që është më shumë se 1450 vjeçare.

Miki Trajkovski


Maqedoni

Padi penale për pronarin e lokalit në Dibër, shkeli masat anti Kovid – Alsat

Published

on

Padi penale ndaj pronarit të një objekti hotelierik në Dibër për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”. Këtë e konfirmoi e dhe zëdhënësi i SPB-Oher, Stefan Dimoski, sipas të cilit policia në Dibër ka ngritur padi penale ndaj 52 vjeçarit I.C. nga Dibra.

“Gjatë kontrollit të kryer më 24 dhjetor të vitit 2020, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në fjalë nuk i ka respektuar kufizimet për orarin e punës, ka punuar edhe pas orës 18:00, duke mos mbajtur llogari për masat dhe rekomandimet për mbrojtje të popullatës nga Kovid-19”, tha Dimoski.


Continue Reading

Maqedoni

Bërnabiq: Deri tani janë vaksinuar 50 mijë njerëz, po ndihmojmë edhe RMV-në – Alsat

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar sot se në Serbi deri më tani janë vaksinuar afro 50 mijë njerëz kundër Kovid-19. Ndërkohë që ka përmendur edhe marrëveshjen ëpr të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut me 8 000 doza.

“Ne kemi një marrëveshje, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut she presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë biseduar. Vuçiq ka vendosur që t’ju ndihmojmë me 8 000 vaksina. Ndihmojmë që këto vaksina të regjistrohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Punojmë në këtë drejtim. Problem mund të paraqitet sepse ata kanë porositur vaksinën “Phizer”, por nuk janë regjistruar. Nuk është puna që vetëm të vini dhe të blini vaksinën, por pas perdes ka edhe shumë gjëra të tjera. Regjistrimi nga ana e agjencive relevante, plani për vaksinim. Ne jemi një nga shtetet e rralla që ka një sistem adekuat për informim. Qytetarët tanë janë njoftuar se si të paraqitet për vaksinë, gjithçka është transparente”, ka deklaruar Bërnabiq.


Continue Reading

Maqedoni

Kërcënimet në autobusin e Shkupit, dy persona akuzohen për dhunë – Alsat

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur një aktakuzë kundër dy dhunuesve për të cilët u shfaqën në jë video në rrjetet sociale në fillim të këtij muaji, ku shihej se si ngacmonin dhe kërcënonin udhëtarët në një autobus të qytetit. Sipas Prokurorisë Publike, dy djemtë, të moshës 31 vjeç, akuzohen për kryerjen e veprës penale “dhunë”, që dënohet sipas nenit 386 në Kodin Penal, transmeton Alsat.

Prokuroria përcaktoi se ngjarja kishte ndodhur më 5 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 17:30, në autobusin e NQP Shkup me numër 7. Sipas aktakuzës, ata kanë fyer rëndë dhe kanë rrezikuar sigurinë e shoferit të dëmtuar dhe pasagjerëve në autobus.

Nga hetimi i ngjarjes rezultoi se kishin hypur në autobus në stacionin e autobusëve në rrugën e njohur si “Rekord” dhe pasi nuk po mbanin maskë kanë shkaktuar reagime nga udhëtarët tjerë. Pastaj, siç mund të shihet në video, ata fillojnë të fyejnë dhe kërcënojnë pasagjerët me fjalët se do t’i vrasin dhe do t’i fusin në acid.

Shoferi, të cilit iu kërkua të ndalonte autobusin dhe të hapte derën për të dalë para stacionit të autobusit, ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj kërcënimeve të tyre. Pasi ai nuk ndaloi autobusin, ata jo vetëm që e fyen dhe e kërcënuan por edhe goditën pjesë brenda autobusit. Prokuroria Publike beson se me këtë sjellje të pandehurit shkaktuan ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek shoferi i dëmtuar dhe udhëtarët e autobusit.


Continue Reading

Trending