Connect with us

Shendetsi

Vendoset linjë e rregullt ajrore Shkup – Kiev

Published

on

Linjë ajrore e rregullt do të vendoset në relacionin Shkup-Kiev nga 6 dhjetori (e diel). Fluturimet e reja, të cilat po vendosen për herë të parë në mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, do të realizohen nga linja ajrore WINDROSE. Fluturimet 7W791/792 do të zhvillohen çdo të enjte dhe të diele.

“Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 6 dhjetori 2020, do të vendoset linja e fluturimeve Kiev-Shkup-Kiev!”, njoftoi sot Ambasada e Ukrainës në Shkup.

Fluturimet nga Aeroporti Borispilj do të kryhen nga avionët Embraer-145 dhe ATR72-600. Përveç kësaj, sipas Ambasadës, WINDROSE ofron tranzit të përshtatshëm nga rajonet e Ukrainës: Kharkov, Dnipro, Odessa dhe Lavov.