Lajm i zi për artin shqiptar.
Aktori i njohur i humorit, Koço Devole ka vdekur sot në spitalin Infektiv, pas infektimit me koronavirus.
Gjendja e tij kohët e fundit ishte përkeqësuar.
75-vjeçari Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.
Përveçse ishte një aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh. /Gazeta Sinjali/