Connect with us

Business

Valutat forcojnë pozitat ndaj lekut në fundvitin 2020

Published

on

Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën valutat forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në ditën e parafundit të mbylljes së vitit 2020 dollari këmbehet 0.29 lekë më shumë se ditën e martë dhe vlerën e 100.95 lekëve.

Ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 123.76 lekëve, ose 0.59 lekë më shumë se një ditë më parë. Terren ka fituar sot ndaj lekut edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike u këmbye me 137.20 lekë ose 1.26 lekë më shumë se ditën e martë.

Ndërsa franga zvicerane u rrit me 0.89 lekë dhe këmbehet në kuotën e 114,39 lekëve.

Sipas BSH-së luhatjet i adresohet kërkesë ofertës së brendshme por edhe ecurisë së kursit në bursat ndërkombëtare.

BSH bën të ditur se, kursi është i qëndrueshëm dhe luhatjet janë brenda pritshmërive.

Alsat