Connect with us

Bota

UNWTO: Turizmi në Azi-Paqësor më i godituri nga ndalimi pandemik i udhëtimeve

Published

on


Udhëtimet ndërkombëtare kanë rënë gjatë pandemisë, dhe rajoni Azi-Paqësor ka qenë më i prekuri, sipas të dhënave të lëshuara nga organi i turizmit i Kombeve të Bashkuara (UNWTO).

“Mbërritjet turistike ndërkombëtare në të gjithë rajonin ranë me 72 % në vitin 2020, rënia më e keqe e parë në të gjithë botën”, tha UNWTO.

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut ishin vendet që u goditën më keq nga rënia e udhëtimeve globale.

Europa renditet si rajoni i dytë me goditjen më të keqe, sipas gjurmuesit të UNWTO, me një rënie prej 66 % të mbërritjeve, pavarësisht rritjes pas lehtësimit të kufizimeve në qershor.