Connect with us

Sport

Ukraina mund Spanjën, 6 gola në Kelln – SHKUPI

Published

on

Ukraina ka befasuar Spanjën, duke e mundur me rezultat 1-0, në kuadër të Ligës së Komebeve. Sulmuesi 22 vjeçar, Viktor Tsygankov shënoi golin e vetëm në minutën e 77’, për të sjell gëzim të madh skuadrës vendas që drejtohen nga legjenda Andrij Shevçenko.

– Advertisment –

Në grupin e njëjtë, në Kelln, u shënuan 6 gola , por nu ksihte fitues. Zvicra pati një fillim më të mirë sesa ka mundur ta mendojë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5’, përmes Mario Gavranovic, ndërsa në minutën e 26’, Remo Freuler dyfishoi epërsinë, për 0-2. I shpejtë ishte reagimi i gjermanëve, që shënuan me anë të Timo Vernerit, ndërsa në minutën e 55’, Gjermania barazoi rezultatin në 2:2, duke shënuar përmes Kai Havertz. Ky barazim nuk qëndroi më shumë se dy minuta, me Mario Gavranovic që riktheu epërsinë e Zvicrës, në 2:3. Dhe minuta e 60 solli barazimin në 3:3 në këtë rrebesh golash, kur Serge Gnabry shënoi një super gol.

Pas këtij barazimi, Gjermania numëron 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë,pas Spanjës dhe para Ukrainës,  ndërsa Zvicra me dy pike është në vendin e fundit në grup.

Alsat