Ka ardhur më në fund edhe reagimi i parë i UEFA-së pas incidentit në duelin PSG – Basaksehir.
Shtëpia numër një e futbollit në kontinentin e vjetër përmes një komunikate zyrtare ka thënë se është njoftuar për një ekses në duelin në “Parkun e Princave” dhe menjëherë ka filluar hetimet lidhur me atë çështje.
Sipas tyre, racizmi dhe diskriminimi i cilitdo lloj, nuk do të ketë vend asnjëherë në futboll.
Ndeshja u ndërpre për shkak të fyerjeve raciste të gjyqtari i katërt ndaj anëtarit të stafit teknik të klubit turk Pierre Achille Webo, ndeshja midis Paris Saint-Germain dhe Basaksehir është shtyrë përfundimisht.
Lojtarët nuk dëshironin të rinisnin lojën, dhe takimi do të zhvillohet sot (e mërkurë) në orën 18:55.