Connect with us

Showbiz

Tullumbace, alkool e tufa lulesh – publikohen pamje nga festa e 30-vjetorit të ditëlindjes së Rita Orës

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka festuar dje (e enjte) ditëlindjen e saj të 30-të.

Me rastin e këtij jubileu, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Familja e këngëtares kishin realizuar një festë ekstra në shtëpinë e këngëtares në Londër, duke festuar edhe me pijen e saj më të re “Prospero Tequila”, e cila këtë javë filloi shitjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto: Vera Ora/InstaStory

Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga festa e familjarëve të ngushtë, e realizuar në shtëpinë e Ritës.

Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton mbylljen e dytë totale në periudhë katër javore shkaku i pandemisë, familja e kishin të pamundur të festonin ditëlindjen e Ritës jashtë ambienteve të shtëpisë.

Foto: Vera Ora/InstaStory

Nga imazhet shihet se tullumbacet e shumta, pijet alkoolike e tufat me lule nuk kanë munguar për artisten shqiptare me renome botërore.

Rita ka qenë shumë e suksesshme gjatë dekadës së saj të tretë, kur edhe debutoi në skenën e muzikës në moshën 21 vjeçare, teksa duket se është gati për suksese të tjera që e presin si muzikante por edhe biznesmene në dhjetëvjetorin e dekadës së saj të katërt. /Telegrafi/

Foto: Vera Ora/InstaStory

Foto: Vera Ora/InstaStory

Foto: Vera Ora/InstaStory

Foto: Vera Ora/InstaStory

Foto: Vera Ora/InstaStory

Foto: Vera Ora/InstaStory

Foto: Vera Ora/InstaStory