Connect with us

Bota

Trump: Po ta kisha dëgjuar Boltonin, do ishim në luftën e 5-të botërore

Published

on


Presidenti amerikan, Donald Trump, pohoi se ta kishte dëgjuar ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, tani do ishim në luftën e pestë botërore, raporton Anadolu.

Trump mbajti një fjalim për elektoratin në qytetin Dayton të shtetit Ohio në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti amerikan drejtoi kritika të ashpra ndaj Bolton. “Unë ta kisha dëgjuar këtë budalla, tani do ishim në luftën e 5-të botërore”, u shpreh ai.

Ai tha se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit janë të rëndësishme në aspektin e historisë së vendit. Ndërsa në lidhje me kandidatin e demokratëve, Joe Biden, ai tha se, “Nëse Biden fiton zgjedhjet do të humb zgjedhjet ndaj kandidatit më të keq të historisë”.

“Biden është një globalist i pandryshueshëm. E dini, globalistët u eliminuan. Ata e kishin shkatërruar këtë vend”, shtoi ai.

Duke folur në lidhje me luftën e tyre kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Trump tha se, “Në fund të këtij viti ose më herët do të kemi një vaksinë të mrekullueshme. Pandeminë do ta përfundojmë vitin e ardhshëm”, theksoi presidenti amerikan.