Showbiz

Troy Kotsur bën histori si aktori i parë i shurdhër që fiton një çmim SAG

Published

on

Troy Kotsur ka bërë histori. Ylli i CODA, është bërë aktori i parë i shurdhër që është nominuar dhe ka fituar një çmim në SAG Awards.

Ai e pranoi çmimin me një fjalim emocional. “Unë kam qenë anëtar i SAG që nga viti 2001, kështu që tani ndihem sikur më në fund jam pjesë e familjes“.

Aktori falenderoi kastin, regjisorin dhe producentët e filmit dhe përmendi posaçërisht Apple TV+ për mundësitë që ka ofruar për shikuesit që kanë probleme me dëgjimin.

Ai falënderoi gjithashtu transmetuesin për besimin që ka pasur te aktorët e shurdhër.

Ai është nominuar gjithashtu për aktorin dytësor dhe filmin më të mirë në Oscar.

Kotsur falënderoi gjithashtu gruan e tij Deanne Bray, duke thënë: “Ajo është ende këtu me mua sot. Ajo ka qenë me mua gjatë gjithë këtyre viteve. Faleminderit shumë që je shtylla ime dhe faleminderit që më mbështet. Të dua.”

/GazetaSinjali/

Trending

Exit mobile version