Connect with us

Sport

Tronditëse, hajdutë në shtëpi, kampioni i largon me automatik në dorë – Bota Sot

Published

on

Kampioni i botës në peshën “light heavyweight”, Jon Jones, ka postuar në rrjetet sociale një video, ku ai del me vrap nga shtëpia e tij me armë në dorë, pasi dikush ka hyrë në pronën e tij.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe Jones ka një “shotgun” në dorë dhe vrapon në drejtim të personit që ka hyrë në shtëpinë e tij.

Kamera e sigurisë ishte e vendosur në pjesën e garazhit të makinave.

“Herën tjetër që do të përpiqeni të vidhni dikë, sigurohuni që të jeni të shpejtë në vrapim. Ai ishte me fat që unë nuk e qëllova me armë ndërkohë që largohej. Të rinj, e di që kohët po bëhen të vështira, por nuk ia vlen të rrezikoni për disa të mira materiale”, shkruan Jon Jones.

Alsat