Një tren pasagjerësh ka dal nga binarët pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, por fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar.
Bëhet fjalë për trenin e pasagjerëve të linjës Gjevgjeli-Shkup dhe në momentin e aksidentit në vagona kanë qenë rreth 150 pasagjerë.
“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga binarët në afërsi të stacionit hekurudhor Kadina Reka. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”, njoftojnë Hekurudhat e Maqedonisë.
