Connect with us

Showbiz

Trejsi Sejdini publikon imazhe nga Prishtina – disa të dhëna për bukuroshen

Published

on

Gjatë të martës kanë qarkulluar disa imazhe, në të cilat bukuroshja Trejsi Sejdini shfaqej në një lokal me reperin Don Xhoni.

Dhe derisa qarkullojnë thashetheme se cili mund të jetë raporti mes tyre, bukuroshja ka publikuar imazhe në rrjetet sociale duke mahnitur me dukjen e saj.

Ndërsa në bazë të lokacionit, ato janë realizuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ndryshe, bukuroshja nga Elbasani është një modele dhe është kurorëzuar ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2018 dhe pastaj e ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe të atij viti.

(Foto: Instagram/misstrejsisejdini)

20-vjeçarja që jeton në Tiranë ka luajtur rolin e protagonistes në disa videoklipe muzikore, duke përfshirë “Xhelozia” të Mozzikut dhe “Gang Gang” të Feros.

Ajo mori pjesë në garën e bukurisë ‘Miss Universe Albania 2016’ në moshën 16 vjeçare dhe megjithëse nuk fitoi, ishte një nga konkurrentet e preferuara.

Dy vite më pas, Trejsi e fitoi kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe si 18 vjeçare e përfaqësoi vendin në ‘Miss Universe’ në dhjetor të vitit 2018. /Telegrafi/