Connect with us

Shendetsi

Tre ministrat e jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Published

on

Tre ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në njoftimin për media të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj – Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të tria vendeve në rajon.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftim.

Të tre kryediplomatët thuhet se janë pajtuar që muajt në vijim të organizojnë një takim të përbashkët në Prishtinë.