Connect with us

Showbiz

Tom Cruise për pak sa nuk u rrokullis me veturë gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7” në Romë

Published

on

Gjatë të mërkurës kanë vazhduar xhirimet e vazhdimit të shtatë të filmave të popullarizuar që njihen me titullin bazë “Mission Impossible”.

Protagonisti kryesor, Tom Cruise, i ka xhiruar skenat e reja në kryeqytetin italian, Romë, ku është vendosur ekipi i filmit.

Ndërsa duke realizuar një prej skenave të rrezikshme, të cilat preferon t’i bëjë vet, 58-vjeçari për pak sa nuk u rrokullis me një veturë.

(Roma/MEGA/BackGrid/DailyMail)

Cruise ishte duke xhiruar një skenë ndjekjeje me një Fiat 500 me ngjyrë të verdhë, të cilit aktori e ka vozitur nëpër kryeqytet.

Megjithatë, gjatë vozitjes, vetura e goditi një kalldrëm dhe u ngrit dhe për pak sa nuk u rrokullis.

(Roma/MEGA/BackGrid/DailyMail)

Më pas, ai ka dalë nga vetura, teksa shihej me maskë duke i zbatuar masat për parandalimin e infeksionit me coronavirus. /Telegrafi/