Connect with us

Tech

TikTok nën hetim për abuzime me privatësinë

Published

on

TikTok është nën hetim nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave dhe është autoriteti lider i privatësisë në Bashkimin Evropian.

Rregullatori po heton për mënyrën sesi TikTok përpunon dhe menaxhon të dhënat personale të fëmijëve dhe nëse TikTok i përmbahet ligjeve Evropiane për transferimin e të dhënave drejt vendeve të tjera si Kina.

TikTok tha se privatësia është prioriteti më i lartë i kompanisë. Ligjet Evropiane të privatësisë nëse gjejnë kompani në shkelje të tyre mund të çojnë në saksionimin e tyre me 4% të të ardhurave vjetore globale.

Aktualisht po hetohet menaxhimi i të dhënave për përdoruesit nën 18 vjeç dhe nëse masat e verifikimit të moshës nën 13 vjeç funksionojnë siç duhet.

Nën hetim është edhe transparenca e TikTok për mënyrën sesi përpunon të dhënat. Nuk është hera e parë që Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave nis hetime të ngjashme. Në Tetor të 2020-ës Instagram u vu nën hetim për menaxhimin e të dhënave personale të fëmijëve. /PCWorld Albanian