Connect with us

Sport

Tifo grupet e Kosovës mblidhen për të kërkuar ndihmë për Nazlije Sherifin – Bota Sot

Published

on

Nazlije Sherifi ende nuk ka mbushur 20 pranvera, teksa po përballet me një sfidë tejet të rëndësishme në jetë. 19 vjeçarja po vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën duhet trajtuar jashtë vendit dhe duhet grumbulluar një shumë tejet të madhe.

Familja Sherifi ka kërkuar ndihmën e personave bamirës për t’i dalë në ndihmë vajzës së tyre, ndërkohë që tashmë ka filluar mobilizimi për t’i siguruar të hollat.

Humanistë të shumtë, futbollistë dhe grupe të tifozëve kanë bërë apel për ndihmë, teksa kanë publikuar edhe konton numrin dhe të dhënat se si mund të ndihmohet Nazlija. 

Tifo grupi “Torcida” dhe “Skifterat” në faqen e tyre tashmë kanë publikuar apelin për ndihmë.

“Ndani pak nga shpenzimet tuaja të fundvitit dhe dhuroni për të rritur shpresat për shërimin e një vajze shqiptare në moshë të re e cila sot ka nevojë për krahun e popullit shqiptar!”, shkruhet në publikimin e “Skifterave”.

Kjo nuk është hera e parë që tifo grupet kosovare mblidhen në aksione humanitare, për të dëshmuar kështu edhe anën e tyre humane. /Sheshi.

Alsat