Connect with us

Maqedoni

Tekstet shkollore me përmbajtje fyese dhe tendencioze, edhe gjatë këtij vit të ri shkollor

Published

on


Nxënësit do të nisin një vit të ri shkollor, por do të mësojnë nga të njëjtat libra me gabime gjuhësore dhe shtrembërime të fakteve historike apo gjeografike nga të cilat kanë mësuar edhe gjeneratat e para tyre. Premtime se ato do të mënjanoheshin kanë bërë shumë ministra. Të njëjtin e bëri një ditë më para edhe ministrja Mila Carovska, e cila tha se do të punojnë maksimalisht në këtë drejtim. Megjithatë, profesori Avzi Mustafa, thotë se librat në vëllimin e të cilave janë hasur më shumë se 30% gabime, duhet të ribotohen dhe jo vetëm të korrigjohen pjesërisht. Sipas tij, për mënjanimin e të gjitha gabimeve në tekstet shkollore do të nevojiteshin së paku dy vjet, nëse ministria do të fillonte që sot të punojë në këtë drejtim.

Edhe sikur të nisin sot të ndryshojnë tekstet, edhe të përmirësojnë ato gabime që duken se janë të mëdha, përsëri do ju duhen se paku dy vjet, që të mund të eliminohen të gjitha ato gabime, qoftë përmbajtjesore, apo gjuhësore. Unë mendoj se kjo do të vazhdojë me gjenerata të tëra për arsye se, përderisa nuk ndryshohen planet dhe programet mësimore, ku do të vijnë risitë e kohës, që ne t’i edukojmë fëmijët tanë me njohuri dhe dituri shkencore, dhe nuk janë fyese dhe që nuk ngjallin emocione të ndryshme, unë besoj se deri sa ato nuk ndryshon nuk do të ketë asgjë në këtë gjendje. Kur formohen komisionet zgjatet puna – tha Avzi Mustafa, profesor.

Ministria e Arsimit para disa vitesh informoi për formimin e një Komisioni Qeveritar për për regjistrimin e të gjitha lëshimeve që janë bërë nëpër librat shkollorë. Por në disa nga tekstet shkollorë mbeten të pandryshuara. Alsat pyeti në ministrinë e Arsimit nëse komisioni në fjalë vazhdon të funksionojë. A ka ky dikaster ndonjë plan konkret për zgjidhjen e problemit me tekstet shkollore. Kur do të ndërmerren hapa konkret, sa kohë do të nevojitet dhe në çfarë mënyre do të veprohet për mënjanimin e gabimeve? Deri tani nga ky dikaster nuk kemi përgjigje. Ndër vite në librat e filloristëve, por jo vetëm janë hasur përmbajtje të tilla që vlerësohen si fyese dhe tendenciozeve.

Evi Shkopi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending