Connect with us

Showbiz

Tayna thekson linjat trupore nga palestra

Published

on

Reperja e njohur, Tayna, është rikthyer në Prishtinë pas qëndrimit disa javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa po punon rreth projekteve të reja muzikore, ajo anash nuk po e lë as kudjesin ndaj vetes.

Në disa imazhe të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Tayna, ka realizuar disa poza mjaft atraktive në palestër.

Foto: Tayna/InstaStory

Me veshje sportive, reperja nga Prizreni pozoi para pasqyrës teksa vuri në pah linjat atraktive trupore.

Në një nga imazhet, 23-vjeçarja theksoi të pasmet e saj, duke treguar kështu edhe rezultatin e ushtrimeve të rregullta në palestër.

Foto: Tayna/InstaStory

Tayna ndërkohë vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor të fundit “Qe qe” – këngë kjo e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/