Connect with us

Showbiz

Tayna pozon e zhveshur edhe e mbuluar me pallto, ndërsa vë në dukje linjat trupore

Published

on

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon për fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, ku kryesisht promovon këngët e saj.

Së fundmi, reperja nga Prizreni ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse dhe provokuese.

Foto: Tayna/Instagram

Ajo kësaj radhe pozoi e zhveshur, mbuluar vetëm me një pallto me material të trashë, teksa vinte në pah linjat trupore.

“Sezoni i batanijeve”, shkroi 23-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive, duke e ndërlidhur kështu me sezonën e ftohtë të vjeshtës, në të cilën ndodhemi.

Foto: Tayna/Instagram

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e trupit.

Ndërkohë, projekti muzikor i rep-artistes vazhdon të mbetet kënga “Qe qe”, e cila është pritur mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/

Foto: Tayna/Instagram

Foto: Tayna/Instagram