Connect with us

Showbiz

Tayna: Mjaft e krahasuat veten me vajzat e tjera, të gjitha jeni të bukura dhe unike

Published

on

Rep-artistja e njohur, Tayna, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Duke pasur një numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, ajo shpesh iu adresohet për t’i këshilluar.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një shkrim që u dedikohet vajzave.

(Foto: Instagram)

“Vajza, mjaft u krahasuat me pamjet e të tjerave. Ju jeni të bukura dhe unike. Duhet të shihni veten si ndër vajzat më të bukura në botë, sepse ju jeni”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Përndryshe, bukuroshja brune shpeshherë bën këso lloj postime, për të inspiruar të gjithë fansat e saj.

Theksojmë se “Qe Qe” është projekti i saj i fundit, që deri më tani ka marrë 16 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/