Connect with us

Showbiz

Tayna me poza provokuese nga palestra, vë në fokus linjat trupore (Foto)

Published

on

Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik, Tayna, vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja që për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi një milion ndjekës në Instagram, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Këtë herë, ajo ka ripostuar disa fotografi nga palestra e cila shfaqet në formë të mrekullueshme.

Tayna (Foto: Instagram)

Bukuroshja shqiptare ka vënë në fokus fizikun atraktiv, ndërsa siç shihet i kushton një përkujdesje të veçantë me ushtrime të njëpasnjëshme.

Ajo duket të jetë e veshur me një kostum të gjelbër sportiv, i cili e shfaq akoma më provokuese.

Tayna (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, artistja e njohur ka pasur suksese të mëdha edhe në karrierë, gjersa momentalisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Qe Qe”.

Për vetëm një muaj, projekti ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. 

/GazetaSinjali/