Connect with us

Showbiz

Tayna me imazhe të tjera nga seti i ri fotografik përmes të cilit vë në fokus linjat trupore

Published

on

Ajo ditën e djeshme (e hënë) festoi ditëlindjen e 24-të dhe me këtë rast ishte në qendër të vëmendjes.

Fjala është për artisten nga Prizreni, Tayna, e cila pikërisht në përvjetorin e lindjes solli një fotosesion të ri.

Në setin e ri fotografik, nga i cili ka ndarë edhe ditën e sotme disa imazhe, biondja shfaqet në formë të mahnitshme.

Tayna (Foto: Instagram)

Duke pozuar vetëm me një korset të zi e duke vënë më në fokus linjat trupore, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet mjaft tërheqëse.

Bukuroshja shqiptare nuk ka vënë ndonjë përshkrim, megjithëse imazhet u komplimentuan në masë të madhe.

Tayna po ashtu këto ditë ka nisur edhe xhirimin e videoklipit të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Sidoqoftë, ajo nuk ka zbuluar më shumë për fansat e publikun. /Telegrafi/