Tech

Tash mund të fshini fotot e fëmijëve tuaj nga Google

Published

on

Të miturit ose prindërit e tyre do të kenë mundësinë të fshijnë fotot e tyre nga rezultatet e kërkimit si pjesë e iniciativave të Google për të mbrojtur përdoruesit e rinj të platformës, shkruan CNN.

Sipas njoftimit të kompanisë është krijuar një mekanizëm që lejon prindërit dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç të kërkojnë heqin e fotove nga Google. Deri më tani, Google ka lejuar këdo që të kërkojë heqjen e informacioneve personale dhe fotove nga kërkimi, në rastin e atyre që i përkasin kategorive si “të papërshtatshme” ose “identitet, informacion mjekësor, të dhëna financiare”.

Tashmë në kategoritë që mund të hiqen janë shtuar edhe fotot e të miturve.

“Ne e dimë se fëmijët dhe adoleshentët po përballen me disa sfida unike në internet, veçanërisht kur një foto e tyre gjendet në Google” shkroi kompania. “Ne besojmë se ky ndryshim do tu krijojë më shumë hapësirë të rinjve të kenë kontroll mbi gjurmët e tyre digjitale dhe ku mund të gjenden fotografitë e tyre.”

Formulari i krijuar nga Google lejon përdoruesin të tregojë URL-të ose rezultatet e kërkimit në të cilat shfaqen fotot që dëshiron të fshijë. Ekipi i Google do të shqyrtojë çdo kërkesë dhe do të kërkojë informacion shtesë aty ku nevojitet.

Rikujtojmë se Google njoftoi në gusht se po forcon masat mbrojtëse për fëmijët dhe adoleshentët.

Trending

Exit mobile version