Connect with us

Business

Taksa ekologjike nuk vendoset në seancës e radhës të Qeverisë

Published

on

Taksa ekologjike nuk u gjet si pikë në rendin e ditës në seancën e Qeverisë. Sipas informatave jozyrtare të televizionit Alsat, në seancë Ministria e ambientit jetësor nuk e ka dorëzuar propozimin për ndryshime ligjore sipas të cilave karburantet shtrenjtohen për 3.5 denarë pa TVSH. Ministrat në seancë munden të vendosin vetëm për atë se cila ministri do të obligohet të bëjë ndryshime në ligj që të mund nga 1 korriku të bëhet ky shtrenjtim. Ndonëse mbrëmë ministri i financave, Fatmir Besimi theksoi se taksa ekologjike janë në kompetencat e Ministrisë së Ekologjisë dhe ajo duhet të dorëzojë propozim në Qeveri. Nga Ministria e Ekologjisë u përgjigjën se ende nuk kanë marrë direktiva për ndryshimin e ligjit ekzistues.


Ministria e Ambientit Jetësor

“Zbatimi i taksës ekologjike prej 3,5 denarë për karburantet që ndotin është paralajmëruar nga kryeministri kurse Ministria e Ambientit Jetësor ndjek udhëzimet e Qeverisë. Paralajmërohet që në seancën e sotme, Qeveria do të shqyrtojë dhe do të marr vendim për mënyrën se si do të aplikohet taksa e paralajmëruar ekologjike. Nëse këto ndryshime kërkojnë ndryshimin e rregullativës ligjore nga fusha e mjedisit, Ministria e Ambientit menjëherë do të veprojë sipas të njëjtave”.

Që të mund të aplikohet taksa ekologjike, Ministria e Mjedisit Jetësor do të duhet ta ndryshojë nenin 184 të Ligjit të Mjedisit Jetësor. Megjithatë, ky Ligj aktualisht është në Kuvend ku pritet të votohet, kështu që do të duhet të tërhiqet dhe të ndërhyhet me ndryshime në mënyrë që të mund të vendoset taksa ekologjike. Propozimi nga Ministria e Financave për ndryshime në Ligjin për Taksat është planifikuar në seancë qeveritare, e cila planifikon të ulë TVSH-në e energjisë elektrike nga 18 në 5 për qind. Njoftimet e Qeverisë janë se këto dy masa do të vlejnë nga 1 korriku për të gjithë qytetarët, megjithëse për ta ligjet ekzistuese do të duhet përsëri të riformulohen, për të kaluar procedurën parlamentare dhe për të marrë dritën jeshile nga deputetët.

Andrea Çobanova

Alsat