Connect with us

Sport

Surprizon Ukraina, mposht Spanjën, Gjermania dhe Zvicra ndahen me barazim

Published

on

Ukraina ishte surpriza e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve. Skuadra e drejtuar nga Andrey Shevchenko ia doli të fitonte me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Spanjës në shtëpi.

22 vjeçari Viktor Tsygankov shënoi në minutën e 77’ të ndeshjes, për fitoren 1:0 të Ukrainës. Me këtë fitore Ukraina renditet në vendin e tretë në grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Gjermania. Edhe pse humbën spanjollët mbajnë sërish vendin e parë në renditje me 7 pikë.

Gjermania barazoi për herë të tretë në këtë sezon të Ligës së Kombeve. Takimi i luajtur në shtëpi me Zvicrën përfundoi 3 – 3. Ukraina befasoi Spanjën duke e mundur me rezultatin 1 – 0. Përfaqësuesja spanjolle gjithsesi mban kreun e grupit, por ajo gjermane dhe ukrainase janë vetëm 1 pikë pas.

Azerbajxhani i De Biazit barazoi pa gola me Qipron. Azerët patën një mundësi të artë për të shënuar, por portieri kundërshtar e priti atë. Ndeshja u zhvillua në Elbasan, për shkak të konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Alsat