Connect with us

Sport

Sulmuesi i Realit zbarkoi në Itali, firmos me Romën – Alsat TV

Published

on

Borha Majoral do të jetë transferimi i ri i Romës. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi i Real Madridit, ka zbarkuar në Romë ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se të kompletojë huazimin një vjeçar te Roma.

Sipas “Calciomercato”, Roma do të paguajë dy milionë euro për huazimin e futbollistit dhe kanë opsionin e blerjes së tij për 5 milionë euro.

Borha Valero në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar te Levante, duke shënuar 14 gola në 69 paraqitje.

Alsat