Connect with us

Shendetsi

Studimi zbulon se mjekët femra punojnë më shumë për më pak para sesa kolegët meshkuj

Published

on

Mjekët femra paguhen më pak se kolegët e tyre meshkuj, por një studim i ri tregon se nuk është për shkak se ato punojnë më pak.

Në fakt, mjekët femra kalojnë më shumë kohë me pacientët, porosisin më shumë teste dhe kalojnë më shumë kohë duke diskutuar për kujdesin parandalues sesa homologët e tyre meshkuj, raportoi një ekip studiuesish në New England Journal of Medicine, raporton CNN.

“Kjo ngre pyetjen nëse po paguajmë për atë që vërtet na intereson në kujdesin shëndetësor,” tha mjeku Ishani Ganguli, një specialist i mjekësisë së brendshme në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin e Brigamit dhe Grave, i cili drejtoi ekipin studimor, transmeton Telegrafi.

Ganguli dhe kolegët shikuan të dhënat e faturimit dhe kohën që mbulojnë më shumë se 24 milionë vizita të mjekëve të kujdesit parësor në SHBA.

“Ne llogaritëm se gratë ishin paguar nga 87 cent deri në dollar për çdo orë pune krahasuar me kolegët e tyre meshkuj”, tha Ganguli.

Ndryshe, mjekët femra mesatarisht kaluan dy minuta më shumë me pacientë sesa meshkujt. /Telegrafi/