Connect with us

Sport

Sportistja: Pesë meshkuj me lidhen, ja çfarë ndodhi pastaj – Bota Sot

Published

on

Ish-tenistja ruse Ana Chakvetadze ka treguar për media disa detaje të natës së tmerrit që e ndryshoi, jo vetëm karrierën sportive, por tërë jetën e saj.

Në atë kohë, tenistja e pestë në botë ishte viktimë e një grabitjeje në një shtëpi në Moskë. Ajo ishte vetëm 20 vjeçe, fitoi dy turne WTA, ka luajtur në çerekfinalet e Australian Open dhe Roland Garros dhe në gjysmëfinale të US Open.  Pastaj ajo suksesin e ka arritur më 17 dhjetor të vitit 2007.

Ana u kthye në Moskë me trofeun fitues nga turneu në Belgjikë. Ajo dhe familja e saj nuk do ta harrojnë kurrë atë natë.

“Ne ishim të lodhur dhe shkuam të flinim. Papritmas, u zgjova rreth orës tre të mëngjesit. Unë pashë pesë meshkuj rreth shtëpisë sonë. Ata kishin maska dhe kostume të errëta” – tha ish-tenistja. 

“Kam dëgjuar një britmë në një dhomë tjetër. E dija që ishte babai im dhe menjëherë fillova të më kap paniku. Mendova se ato ishin momentet e fundit të jetës sonë. Këta burra ishin të armatosur, ata kishin armë dhe thika dhe ata kërcënuan babanë tim. 

Unë u përpoqa të shpëtoj, por ata më kapën. Ata më lidhën aq fort sa duart më dhimbsnin me ditë të tëra. Prindërit u detyruan që ta hapin kasafortën dhe ata morën gjithçka. Babai më vonë përfundoi në operacion sepse kishte të thyer një brinjë.

Unë mendoj se ata e kishin planifikuar grabitjen për ditë të tëra, veçanërisht kur panë që unë fitova një Rolex të shtrenjtë në Belgjikë”, tregon Ana.

Alsat