SPAK kërkon që të konfiskohet vetura luksoze e Kejvina KthellësSinjali
Published
4 years ago
on
By
Ditën e sotme një çështje e hapur në lidhje me Kejvina Kthellën po bën xhiron e rrjetit pasi SPAK ka kërkuar nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së saj.
Kjo për shkak të ish-të dashurit të saj Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, raporton abcnews.al.
SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shpërndara të Redjan Rrajës tek personat e tjerë. Modelja Kejvina Kthella ka në përdorim një makinë tip ‘Audi A8’, që në pronësi figuron të jetë e saj, por që dyshohet se i është dhuruar nga ish i dashuri.
“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë.