Të premten mbahet finalja e madhe e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP.
Plot katër emra kanë mbërritur në finalen e madhe, një prej të cilëve do të jetë fituesi i madh i shpërblimit prej 115 mijë eurosh.
Modealja Beniada Nishani (Jakic), aktori Donald Veshaj, prezantuesja Einxhel Shkira dhe balerini Ilir Shaqiri janë katër finalistët e edicionit të parë të Big Brother VIP.
Katër finalistët zyrtarë të Big Brother VIP (Foto: Top Channel)
Telegrafi ka hapur një sondazh, ku lexuesit mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar.
Pyetja është e thjeshtë: ush mendoni se do të jetë fituesi i Big Brother Albania VIP?
* Ky sondazh është i realizuar nga Telegrafi.com për të parë parashikimet e lexuesve, dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit, nga i cili zgjidhet fituesi.