Connect with us

Sport

SOLSKAJER: Ndeshja me PSG, sfidë e madhe për ekipin tim

Published

on

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen kundër PSG në Champions League.

Ai foli edhe për emra të veçantë si Cavani e Bruno Fernades, sikurse edhe për lojtarët e lënë jashtë listës së Champions.

“Ne kemi ‘peshkuar’ finalistët dhe gjysmëfinalistët e sezonit të shkuar në Champions League dhe kjo është mundësi e parë për të luajtur me ekipet ‘top’ menjëherë. Kjo do të jetë sfida më e madhe për këtë ekip. Të gjithë duan të marrin pjesë në Champions League dhe të ndeshen me ekipet më të forta”, tha fillimisht Solskjaer.

Cavani nuk është grumbulluar për këtë ndeshje dhe tekniku i Manchester shton: “Cavanit i duhen edhe disa ditë të stërvitet, para se të mendojë të luajë. Ndoshta fundjavën e ardhshme mund ta grumbullojmë”.

Për Bruno Fernandes ka vetëm fjalë të mira dhe Solskjaer shprehet kështu: “Ka pasur një impakt të madh në ekip dhe të gjitha statistikat e tregojnë diçka të tillë”. Në fund trajneri i Manchester United flet edhe për Jones, Romero e Rojo që nuk janë në listën e “Djajve të Kuq” në Champions.

“25 lojtarë mund të përfshihen në listë. Phil është i dëmtuar, Marcos gjithashtu. Ai ka qenë për disa kohë larg fushave të blerta. Sergio nuk është kthyer ende në stërvitje me ne dhe na u desh të bëjmë një listë me lojtarët që janë të gatshëm”.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending