Connect with us

Maqedoni

Skandali me mbeturinat mjekësore, Inspektorati vërejtje për të gjitha Qendrat Klinike – Alsat

Published

on

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka konstatuar parregullsi në trajtimin e mbeturinave mjekësore në hapësirat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Urdhërojnë që vendi të pastrohet ndërsa dërgoi vërejtje për të gjitha qendrat klinike.

– Advertisment –

Inspektorati realizoi kontroll mbi trajtimin e papërshtatshëm të mbetjeve mjekësore në rrethin e Qendrës Klinike në Shkup, urdhëroi që vendi të pastrohet. Materialin e dorëzoi në mjekësinë ligjore dhe shqiptoi vërejtje ndaj klinikave kirurgjikale – deklaroi Ana Petrovska-Inspektore.

Nga 124 inspektime të kryera, Inspektorati ka propozuar gjobë prej 20 mijë eurove për kompaninë “Paper Mill” në Koçan pasi është konstatuar tejkalim i kufirit të i grimcave ndotëse.

I është dhënë afat prej dy muajsh të ndërtojë filtrat, gjë që do të mundësojë që niveli i grimcave PM të jetë disa herë më të ulëta. Në Tetovë, përmes inspektimeve të koordinuara tek ndotës më të vegjël është konstatuar djegie kompensate, dhe mbetje mobiliesh me çka janë shqiptuar dy ndalesa për djegie mbeturinash. Do të realizohen kontrolle për të parë nëse respektohen apo jo ndalesat. Nëse jo, atëherë do të shqiptohen gjoba – tha Ana Petrovska, Inspektore.

Inspektorati ka dorëzuar 2 akuza për kundërvajtje, dy ndalesa për djegie mbeturinash dhe propozim për tre sanksionime.

Evi Shkopi