Connect with us

Maqedoni

S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë

Published

on


Pas gati tetë muajsh, nuk ka asnjë vendim gjykate, nëse ish drejtoresha e dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska nuk veproi qëllimisht sipas rekomandimeve dhe eventualisht kontribuoi në përhapjen e virusit korona. Ajo u dënua fillimisht dhe duhej të paguante 10,000 euro, sepse në vend që të izolohej, pasi u kthye nga skijimi në Itali më 29 shkurt, ajo shkoi në punë dhe mbylli tërë klinikën e dermatologjisë. Biljanoska ankimoi  vendimin, por deri më tani seancat janë shtyrë pasi nuk ka mundur t’i mbledh provat e nevojshme. Gjykata tani do t’i kërkojë ato me detyrë zyrtare nga Instituti i dermatologjisë. Prokuroria e ndjek mjeken në bazë të Nenit 205 të Kodit Penal- transmetimi i sëmundjes ngjitëse.

 Kodi penal neni 205, paragrafi 1

Personi që me shkeljen e dispozitave ose urdhrave me të cilat organi kompetent përcakton kontrolle, dezinfektim, ndarjen e të sëmurëve ose masa tjera për pengimin e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit ose me punësimin ose mbajtjen e personit që është i sëmurë me sëmundje ngjitëse, me kryerjen e marrëdhënieve intime ose në mënyrë tjetër, shkakton përhapjen e sëmundjes ngjitëse, do të dënohet me para ose burg deri në tre vjet”.

 Në fund të shkurtit, kur rastet e para të simptomave të koronavirusit u shfaqën në vend, në kundërshtim me protokollet shëndetësore, Biljanovska nuk u izolua. Megjithëse rekomandimet ishin për këdo që kthehej nga vendet e huaja të shkojë në izolim katërmbëdhjetë ditësh, ajo shkoi në Klinikën e Dermatologjisë ku ishte drejtoreshë. Biljanovska u kthye nga skijimi në Itali. Përveç se në punë, ajo ishte edhe te një parukiere dhe një simpozium shkencor. Klinika e dermatologjisë u mbyll përkohësisht dhe disa nga kolegët e saj dolën pozitivë me KOVID 19, dhe disa të tjerë përfunduan në izolim. Dënim për sjelljen joprofesionale të Biljanoskës erdhi gjithashtu nga Oda e Mjekëve, e cila njoftoi se do të presin një vendim të plotfuqishëm/të formës së prerë, dhe do të vendosnin nëse do t’i merret licenca e punës.

Bojan Stojanovski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending