Connect with us

Maqedoni

S’ka teste të shpejta në shumë qytete  – Alsat

Published

on

Zbatimi i testeve të shpejta nuk ka nisur në të gjitha qytetet, edhe pse kërkesa e qytetarëve për një diagnostikim të shpejtë të virusit korona është tejet e lartë. Ndonëse në Shkup testet e shpejta kanë nisur gati më një muaj, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqyteti, në Kumanovë qytetarët kanë dëgjuar vetëm në media për testet e shpejta. Nga Shtëpia e Shëndetit në këtë qytet shprehen të gatshëm për të nisur me testet antigjene, por thonë se janë në pritje të dërgesave nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky dikaster thonë se testet e shpejta në Kumanovë do të nisin nga e mërkura.

 Mbase janë bërë shpërndarjet sipas situatës epidemiologjike nëpër qytete, kështu që duhet të nisin këto testime si në qytetet tjera. Kolegët që ishin në trajnim thanë  se do bëhen 60 teste në ditë, por ne gjatë ditës së nesërme do të marrim të dhënat konkrete sipas gjendjes në komunën tonë’ deklaroi Milena Spasovska-Dimovska, Laborante Specialiste.

 Ndërkohë Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë ka vendosur të ndajë hapësirat laboratorike, për pacientët me sëmundje të tjera dhe për ata me COVID-19, pasiqë deri më tani analizat bëheshin në një vend të përbashkët.

 Fillimisht ndamë me orar pacientët, mëngjesi është i paraparë për gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 11 vjet. Pastaj janë pacientët që kryejnë shërbimet laboratorike. Pas tyre kemi lënë një hapësirë sa të dezinfektohen komplet pjesa e laboratorit dhe nga ora 10.30 është termini për pacientë me kovid që vijnë dhe bëjnë kontrollet në laboratorin tonë’ Faruk Alili, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Kumanovë.

 Edhe në 6 punktet e kryeqytetit ku bëhen testet e shpejta, pacientët shprehin vështirësi për të caktuar një termin. Si pasojë e vështirësive gjatë diagnostikimit të shpejtë janë shtuar edhe rastet aktive, thonë infektologët. Kjo duket edhe në raportin javor të ISHP-së, ku kryeqyteti mbetet me incidencë më të lartë dhe grup mosha më e prekur janë mbi 60 vjeç. Nga 16-22 nëntor janë regjistruar 7,486 raste të reja me rritje prej 1,8% nga java paraprake. Gjatë javës që lamë pas 204 vdekje kanë rritur me 18% vdekshmërinë nga CoVid-19.

Përgatiti: Adnan Qaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending