Connect with us

Sport

Sistemi “VAR”, gati në stadiumin në Shkup – SHKUPIMK

Published

on

Maqedonia dhe Kosova do të përballen të enjtën, në sfidën e plej offit të Ligës së Kombëve, ku fituesi siguron kualifikimin në finale dhe përballjen me fituesin e sfidës Gjeorgji-Bjellorusi. Për të dy takimet do të ketë edhe dhomë speciale ku do të vendoet edhe sistemi “VAR”, pasi që UEFA vendosi që sfidat e balotazhit të kenë ndihmë shtesë arbitrat edhe nga teknologjia.

– Advertisment –

Sfidën Maqedoni-Kosovë, do të drejtojë njëri ndër arbitrat më të mirë, Dani Mikeli, që ndau drejtësinë në finale të Ligës Evropa në Kelln. Ndërkohë do të ketë ndihmë nga bashkombasi Johem Kamphuis, i cili do të drejtojë dhomën me teknologjinë “VAR”.

Kjo e fundit është instaluar në stadiumin “Todor Proeski” dhe të testohet në përfundim të stërvitjes së fundit të Kosovës,që nis në orën 18.00.

Alsat