Showbiz
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Published
2 months agoon
By
admin
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, ditën e djeshme (e premte) ka përkujtuar njërin nga themeluesit e Baletit, të ndjerin Ahmet Brahimaj.
Ai ka bërë homazhe pranë varrit të tij, duke e vlerësuar për punën dhe kontributin që ka dhënë në Baletin Kombëtar.
“Po e mbyll ditën e sotme, e po e nis rrugëtimin e ri duke bërë homazhe pranë varrit të njeriut që dha aq shumë për Baletin Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimajn”, tha Kajtazi.
“Ëndrra e tij për Baletin Kombëtar të Kosovës, duhet të jetë mision për ne. Përjetësisht falënderues, profesor”, shtoi ai.
Brahimaj kujtojmë se ndërroi jetë rreth dy vite më parë, gjegjësisht më 7 maj të vitit 2020.
I njëjti ishte një nga themeluesit e Baletit Kombëtar të Kosovës, gjersa gjatë udhëheqjes së tij ka bashkëpunuar me koreografë të shquar nga e gjithë bota.
Sinani përndryshe mori pozitën e drejtorit në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/
Ahmet Brahimaj (Foto: Facebook)
You may like
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të
Enca duket atraktive me dekolte të hapur, teksa shijon nga afër koncertin e Malumas në Dubai