Connect with us

Showbiz

Simon Cowell shihet për herë të parë në ditëlindjen e 61-të, pasi ra nga biçikleta elektrike

Published

on

Simon Cowell është parë për herë të parë që kur incidentin me biçikletë.

Ai gjatë ditës ditës së djeshme (e diel) ka festuar ditëlindjen e 61-të, ndërsa janë publikuar imazhe të shumta të tij, shkruan Daily Mail.

Partnerja e tij, Lauren Silverman, kishte organizuar një festë të vogël, në të cilën morën pjesë vetëm familjarët e ngushtë.

Juristi i “X Factor” ndërkohë që po shërohet, është parë i veshur me një bluzë dhe pantallona të thjeshta.

Cowell ka qenë në spital që nga muaji gusht i këtij viti, pasi ra nga biçikleta elekrike, afër shtëpisë së tij në Malibu.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është dashur të zëvendësohej në jurinë e edicionit të “Britain Got Talent” që u mbajt këtë vit. /Telegrafi/