Connect with us

Showbiz

Simon Cowell do të kthehet në ‘Britain’s Got Talent’ në janar të vitit 2021

Published

on

Simon Cowell do të kthehet sërish në ‘Britain’s Got Talent’ në janar të vitit 2021.

61-vjeçarit i është dashur më parë të heq dorë nga ky format televiziv, pasi u aksidentua me biçikletën elektrike, shkruan Daily Mail.

Atëkohë ai ishte detyruar të shtrihet në spital, teksa rreziku për t’u paralizuar ishte tejet i madh.

Sidoqoftë kësaj, Cowell po ndihet më mirë që kur është kthyer në Los Angeles, ndërsa po tregohet më i kujdesshëm me sportet ekstreme.

Një burim për The Sun ka thënë: “Simon nuk pati mundësinë të jetë në ‘show’, por tani ai është i fokusuar të bëjë më mirë dhe të kthehet në juri”.

Deri më tani, Simon ka qenë i zëvendësuar nga Ashley Banjo, kurse Amanda Holden ishte në krye të jurisë. /Telegrafi/