Connect with us

Business

Si të përgjigjeni në intervistat e punës se cili është menaxheri ideal?

Published

on

Gjatë procesit të intervistimit, përveç të tjerash punëdhënësit duan të dinë se çfarë marrëdhëniesh keni me mbikëqyrjen. Ata do të përpiqen t’ju bëjnë pyetje në mënyrë që ta kuptojnë se si e shihni shefin ideal dhe sa do të mund të funksiononi brenda kornizave të menaxhimit. Gjersa përgjigjeni, si përmendja e përvojave të shkëlqyera me menaxherët e kaluar, ashtu edhe me ata që ishin një makth i vërtetë, mund të jetë një përgjigje do t’ju kushtojë shumë. Prandaj, një përgatitje për këtë pyetje do të ishte diçka me mend.

Si të përgjigjeni rreth shefit ideal?

Se në çfarë mënyrë duhet të përgjigjeni, varet nga pozita në të cilën keni aplikuar. Nëse do të bëni ndonjë punë, që ju lejon të punoni vetëm, atëherë shefi ndoshta nuk do të jetë dikush që do të përpiqet që t’ju menaxhojë edhe në detaje.

E në anën tjetër, nëse keni aplikuar për një pozitë që kërkon që të jeni pjesë e një skuadre, do t’ju duhet të keni më shumë aftësi organizative dhe komunikim të pastër.

Këshillë: Hulumtoni për organizimin e kompanisë, përpara se të shkoni në intervistë, kështu që do ta keni një ide të qartë në lidhje me mënyrën e menaxhimit të saj!

Përpiquni të krijoni një ekuilibër: Duhet të theksoni mundësinë për të punuar si të pavarur, për sa kohë që jeni rehat me udhëheqjen e shefit. Është mirë ta gjeni një mes, as të tregoni që keni shumë nevojë për mbikëqyrje, por as shumë pak. Mendoni rreth punës për të cilën po intervistoheni dhe provoni të vlerësoni sa shumë kërkohet mbikëqyrje për të!

Theksoni mundësinë e adaptimit: Tregoni se jeni përballur me shumë lloje të udhëheqjes në të kaluarën! Jepni gjithashtu shembujt se si i keni përballur duke qenë produktivë në të gjitha llojet e qeverisjes, por mos jepni shumë shembuj! Nëse jepni shumë të tillë, do të dukeni sikur keni qenë një punonjës që ka kaluar nga një punë te tjetra dhe tashmë e ka mendjen e ngatërruar.

Mos ja teproni: Kur flisni më shumë, mund të bëni gabime ta pamenduara. Mbajeni përgjigjen të shkurtër dhe të ëmbël! Mos jepni përshtypjen sikur keni pritshmëri pothuajse jo reale nga një menaxher! Sa më shkurtë dhe qartë të flisni gjasat që të gaboni janë të vogla.

Si të mos përgjigjeni?

Asnjëherë mos e kritikoni mbikëqyrësin e kaluar: Punëdhënësi potencial mund të mendojë që jeni punonjës i vështirë, nëse i renditni një listë të gjatë me pakënaqësi për menaxherin e kaluar.

Mos elaboroni: Fokusohuni vetëm në një apo dy shefa të së kaluarës!

Shembuj të pyetjeve dhe përgjigjeve

Pyetja: Përshkruani shefin ideal!
Përgjigja: Shefi im ideal do të inkurajonte komunikim të qartë në mes të tij/saj dhe punonjësve. Unë besoj se komunikimi, qoftë personalisht, përmes telefonit, apo postës elektronike, është thelbësore për një marrëdhënie të suksesshme midis një punëdhënësi dhe punonjësit.
Është përgjigje e mirë sepse: Ky është një shembull i mirë se si të mbahet e thjeshtë një përgjigje. Është po ashtu një përgjigje shumë “e sigurte”, për shkak se përqendrohet në gjëra të zakonshme: komunikimi produktiv është diçka me rëndësi në secilën industri.

Pyetja: Më çfarë lloj menaxherësh keni punuar dhe për cilin prej tyre keni pasur më shumë simpati?
 Përgjigja: Kam punuar nën punonjës që kanë pasur stile të ndryshme të udhëheqjes. Kam pasur punëdhënës që i kanë nxitur shumë punë të pavarura dhe të tjerë që kanë preferuar të japin mësime të qarta. Kam qenë i përgatitur për të dy llojet e stileve. Punoj shumë mirë edhe në mënyrë të pavarur, por gjithashtu di edhe ku të bëj pyetje.
Përgjigje e mirë sepse: Ky kandidat demonstron shumë mirë, se si mund t’ia dalë në të gjitha llojet e menaxhimeve. Kësisoj ai/ajo tregon se është i hapur për mbikëqyrje, por nuk ka shumë kërkesë të tillë e as shumë nevojë.

Pyetja: Përshkruani shefin më të keq!
Përgjigja: I vlerësoj shumë ata punonjës që komunikojnë lirshëm dhe qartë me punonjësit. Jam një shkrues i mirë dhe komunikues i mirë, prandaj i vlerësoj punëdhënësit të cilët i vlerësojnë këto aftësi. Në të kaluarën kam pasur punëdhënës, të cilët nuk kanë qenë shumë të qartë në “urdhrat” dhe idetë e tyre.
Funksionon sepse: Këtu intervistuesi ka zgjedhur një mënyrë të duhur për t’u përgjigjur, duke shmangur kritikat ndaj punëdhënësit të kaluar.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Ndihma financiare për muajt shkurt dhe mars kanë ngecur nëpër labirintet e Kuvendit

Published

on

Masa për ndihmën financiare për pagat për muajt shkurt dhe mars ka ngecur nëpër labirintet e Kuvendit. Ekipi ekonomik i qeverisë thotë se ata në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë te deputetët që të votojnë më shpejtë, as nuk mund të gjejnë mënyrë tjetër për ta ndihmuar biznesin. Ata u bëjnë thirrje kompanive të paguajnë pagat në mënyrë që kur të miratohet ligji, shteti t’ua kthejë mjetet. Por edhe krahas kësaj- dhjetëra masa të tjera që kërkojnë ndërhyrje ligjore janë bllokuar në procedurë parlamentare.

… Edhe nëse hyn në Komision sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme votohet, kompanitë do të jenë në kohë me aplikimet e tyre- deklaroi Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër për çështje ekonomike.

Sipas agjendës së publikuar nga Parlamenti, për këtë javë në rendin e ditës në Komisionin e financave dhe buxhetit nuk është vendosur propozim- ligji për ndihmë financiare për pagat. Biznesi u bën thirrje deputetëve që menjëherë të miratojnë ligjet që të mos pësojnë dëme shtesë.

Të gjitha partitë parlamentare duhet të marrin parasysh situatën në të cilën jemi dhe të bëjnë përpjekje maksimale për t’i miratuar ligjet ekonomike në Parlament sepse megjithëse ata kanë vullnet të mirë nga Qeveria për ta kaluar ngecjen e këtillë, ata krijojnë impute serioze të këqija mbi pozicionin ekonomik të kompanive- pohoi Branko Azeski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Ministri i financave Fatmir Besimi në takimin e sotëm me biznesin theksoi se buxheti është likuid dhe në gjendje të mirë. Por, biznesi nuk e ndan të njëjtin mendim, duke thënë se nëse do të ishte ashtu, Banka Popullore nuk do t’u kishte ndaluar bankave të paguajnë dividenda. Nga ana tjetër, përfaqësuesit qeveritar nuk dëshironin të komentonin vendimin e këtillë të Bankës Popullore.

Andrea Çobanova

Alsat

Continue Reading

Business

Punëtorëve të Trepçës iu del paga për muajin janar

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se janë ndarë mjetet për pagën e muajit janar për punëtorët e kombinatit Trepça.

Sipas MEA-së, punëtorët gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Ndarja e këtyre mjeteve financiare vjen pasi punëtorët e Trepçës kishin hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagës së muajit janar.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Alsat

Continue Reading

Business

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael

Published

on

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Personeli i KIDIC

 

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.

Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.

Alsat

Continue Reading

Trending