Connect with us

Showbiz

Si dukej Georgina para se të njihej me Cristiano Ronaldon

Published

on

Jeta e Georgina Rodriguez ka ndryshuar tërësisht para katër vitesh kur u njoftua me Cristiano Ronaldon.

Superylli portugez, i cili asokohe luante për Real Madridin, kishte shkuar në një dyqan të Guccit, ku bukuroshja punonte si asistente shitjeje.

Në atë kohë, Georgina paguhej vetëm dhjetë euro në orë, ndërsa tash bën jetë luksoze në krah të sulmuesit të Juventusit.

Dukja e Georginas para se të njihej me Ronaldon (Foto: Instagram)

“Dua të fitoj vet dhe nuk dua që të tjerët të më dhurojnë gjëra. Nëse mund të blej diçka më të lirë, pikërisht këtë e bëj. Nëse nuk mund të mbaj Chanel, shkoj në Zara”, ka deklaruar 26-vjeçarja.

Ajo punonte në një dyqan të Gucci (Foto: Instagram)

Lidhja me Ronaldon i ka hapur rrugë edhe për t’u angazhuar nga brende të shumta dhe ajo tash bën edhe rolin e modeles.

Dukja e tanishme e Georginas (Foto: Instagram/georginagio)

Ndryshe, Georgina dhe Cristiano rritin katër fëmijë bashkë, ndërsa ajo është nën biologjike vetëm e vajzës së vogël, Alana Martina, e cila ka lindur një në nëntor të vitit 2017. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/georginagio)

(Foto: Instagram/georginagio)