Connect with us

Business

Shumë zanate në Maqedoni rrezikojnë të zhduken, kërkohet ndihmë për mbijetesë

Published

on

Zanatet e vjetra në Çarshinë e Shkupit çdo ditë e më tepër po shuhen. Thuajse nuk mund të gjesh, Kazanxhi, Kovaç ose Saraç. Punuesit e filigranit thonë se për çdo ditë bie interesi për punën e tyre, madje tepër i dobët është edhe interesi për zanatçinj të rinj.


Shumë të paktë janë ata të cilët kërkojnë, por edhe nuk kanë fare sepse ne nuk mund t’i mbështesim ata me punën që e punojmë çdo ditë dhe e kanë të vështirë të vazhdojnë me zanatet”, tha Afrim Shabani, punues i filigranit.

Pandemia ka ndikuar në përshpejtimin e zhdukjes së zanateve. Zanatçinjtë kërkojnë ndihmë nga shteti.

Patjetër duhet mbështetje financiare. Nëse nuk kemi mbështetje vështirë do të kemi të mbijetojmë me këto zanate. Duhet Qeveria të merr masa për hapjen e muzeut, që turizmi ta ketë më të lehtë të kalojë nëpër këto rrugë tona, ku mund edhe ta promovojmë këtë punën tonë”, theksoi Afrim Shabani, punues i filigranit.

Nga Esnafi i Çarshisë thonë se pushteti Qendror dhe ai lokal, me projekt të posaçëm duhet të kujdesen për mbrojtjen e zanateve, pasi me zhdukjen e plotë prishet mozaiku i Çarshisë.

Pra një subvencion, një rrogë a një qira që tu kompensohet atyre vetëm e vetëm që të jenë në Çarshi, ti kemi në Çarshi, të mos i mbyllim lokalet. Pra duhet një organizim i mirëfilltë dhe duhet të kenë një interes edhe pushteti që ta mbajmë Çarshinë, që ta kemi Çarshinë ashtu si e kemi pasur, të jetë edhe më e mirë, më e organizuar dhe më tërheqëse për turistët dhe për të gjithë organizatorët e tjerë”, pohoi Bejtulla Morina, esnafi i Çarshisë.

Kompetenca më të mëdha për mbrojtjen e zanateve të vjetra ka Ministria e Ekonomisë. Nga ky resor thonë se vitin e kaluar kanë ndarë fonde për bashkëfinancim të projekteve për të mbështetur odat e zejtarëve dhe zanatçinjtë.

Mefail Ismaili

Alsat