Connect with us

Entertainment

Shtatë vite burg për personin që goditi me grusht të miturin, vetëm sepse po kërcente

Published

on

28-vjeçari Cedric Moore Jr nga Misuri, është dënuar me 7 vite burg pasi u shpall fajtor për sulm të shkallës së dytë ndaj një 12-vjeçari.

– Advertisements –

Moore është filmuar duke zbritur nga një fuoristradë e zezë në qendër të qytetit, ku ka goditur pabesisht me grusht të miturin i cili po kërcente në trotuar pranë mësuesit të tij.

Si pasojë e goditjes, 12-vjeçari përfundoi me tronditje dhe hundë të përgjakur.

Video e sulmit u bë virale pasi u postua në internet dhe nxiti mbledhjen e gati 17,000 dollarëve për studion e vallëzimit si dhe çdo shpenzim mjekësor që rezultoi nga sulmi.