Connect with us

Entertainment

Shqiptari niset me 40 kg suxhuk për në SHBA, kapet në aeroport nga qeni i njësisë K9

Published

on

Një qen nuhatës i njësisë K9, ka gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur ilegalisht në aeroportin ndërkombëtar Newark të New Yorkut, shkruan New York Post.

Qeni nuhatës që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës.

Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi i tij.

“Duke marrë parasysh rrezikun që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të rrezikojë shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në New York.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhuk, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Tajlandezja dënohet me 43 vjet burg për fyerje të mbretit

Published

on

Një gjykatë tajlandeze dënoi sot një grua me mbi 43 vjet burg për fyerjen e mbretit, transmeton Anadolu. Gjykata penale fillimisht e dënoi gruan me 87 vjet burg, megjithatë, pas pranimit të fajit, dënimi i saj u përgjysmua në 43 vjet e gjashtë muaj, sipas të përditshmes lokale Bangkok Post. 60-vjeçarja Anchan Preelert, një ish-nëpunëse civile, u dënua për shpërndarjen e klipeve në rrjetet sociale ku fyhet monarkia. Në vitin 2015, ajo u arrestua për publikimin e 26 klipeve në YouTube dhe Facebook me zërin e një burri. Ky vendim gjyqësor vendosi një rekord të ri për ndëshkimet për shkeljen e ligjit për fyerjen e mbretit. Në vitin 2015, një person u dënua me 70 vjet për një vepër të ngjashme.


Continue Reading

Entertainment

Alpinistët nga Nepali thyejnë rekordin, ngjitën malin K2 në mes të dimrit

Published

on

Një ekip prej 10 alpinistësh nga Nepali vendosi një rekord të ri botëror duke u bërë i pari që arrin majën e K2, malit të dytë më të lartë në botë, në dimër.

Dhjetëra alpinistë kanë qenë në malin 8,611 metra këtë dimër duke shpresuar të bëjnë të njëjtin gjë. Por një alpinist spanjoll humbi jetën fundjavën e kaluar pasi ra nga një lartësi e madhe.

Mali K2, i cila është vetëm 200 metra më i ulët se Everest, është pjesë e Vargut Karakoram që shtrihet në kufirin mes Pakistanit dhe Kinës.

Ai është një nga 14 malet më të larta se 8,000 m, por konsiderohet gjerësisht si më i kërkuari nga të gjithë në dimër.

Prej kohësh njihet me nofkën “mali i egër”, një emër që ia vendosi alpinisti amerikan George Bell i cila tha në vitin 1953 ndërsa përpiqej ta ngjiste se “ishte një mal i egër që përpiqet t’ju vrasë”.


Continue Reading

Entertainment

Alpinisti me aftësi të kufizuara ngjitet në ndërtesën mbi 250m të lartë

Published

on

Alpinisti Lai Chi-wai hyn në histori. Ndonëse tashmë paraplegjik, ai është personi i parë në Hong Kong që ngjiti më shumë se 250 metra të një qiellgërvishtësi në një karrocë me rrota ndërsa tërhiqte veten përmes një litari, për më shumë se 10 orë, në një event që kishte synim të mblidhte fonde për pacientët me probleme në palcën kurrizore.

Alpinisti 37-vjeçar, mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë 10 vjet më parë në një aksident automobilistik. Disa kohë më parë ai nuk mundi të arrinte në majë të Kullës Nina 300 metra të gjatë në gadishullin Koëloon.

“Isha mjaft i frikësuar. Kur ngjitesha në mal, unë mund të mbahesha në shkëmbinj ose vrima të vogla, por në xham, gjithçkaje që mund t’i besoj është litari që tërheq”, tha ai.

Në këtë event bamirësie Lai Chi arriti të mblidhte 670 mijë dollarë.


Continue Reading

Trending