Connect with us

Sport

Shqipëria sfidon Kosovën në eliminatoret e Botërorit 2022? – SHKUPIMK

Published

on

Më 7 dhjetor, kombëtarja e Shqipërisë do të mësojë emrat e rivalëve të saj në elimnatoret e Botërorit 2022, me ndeshjet që nisin në marsin e vitit të ardhshëm. Shqipëria duket se ka siguruar përfundimisht pjesëmarrjen e saj në vazon e katërt të turneut, duke rënë ndjeshëm në krahasim me pozitat ku gjendej në edicionin paraardhës të cilin e filloi nga vazo e tretë në grup.

– Advertisment –

Shqipëria aktualisht është e 36-a në renditjen europiane, sipas klasifikimit të FIFA-s që do të merret për bazë në këtë short, ndërsa të 55 skuadrat do të ndahen në 10 grupe. Edhe pse ka dy ndeshje në nëntor të cilat mund t’i fitojë, skuadra e Edi Rejas do të sigurojë shumë pak pikë meqë janë ekipe me koeficient të ulët si Kazakistani e Bjellorusia, duke e bërë të pamundur ndryshimin e vazos në short.

E njëjta situatë është edhe për Kosovën, e cila është e destinuar që të mbetet në vazon e pestë në shortin që do të hidhet në Zyrih. Kështu, të dy përfaqësueset rrezikojnë që të ndeshen si kundërshtare me njëra-tjetrën gjatë eliminatoreve, në kërkim të një kualifikimi që padyshim do të ishte historik.

Megjithatë, rruga drejt Katar 2022 është e vështirë për çdo ekip, pasi vetëm fitueset e grupeve shkojnë direkt në turne, ndërsa vendet e dyta kalojnë në ndeshjet play-off kontinentale. /vipsport/

Alsat