Connect with us

Shendetsi

Shqipëri,13 viktima dhe 737 raste të reja me koronavirus

Published

on

Vijon të mbetet e rëndë situata me Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 të vdekur dhe 737 raste të reja pozitive në 2470 testime të kryera.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria që nga fillimi pandemisë ka realizuar gjithsej 170.764 testime, ndërsa janë regjistruar gjithsej 32.196 raste em Cvoid-19. Numri i të shëruarve me statistikat e sotme shkon në 15.469. Vendi aktualisht ka 16.042 raste aktive, ndërsa betejën me koronavirusin e ri deri më tani e kanë humbur 685 persona.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendetsi

Nis fushata për zgjedhjet në Shtip e Pllasnicë

Published

on

Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Shtipit dhe Pllasnicë. Fushata do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Megjithatë, promovimi i programeve do të bëhet përmes mediave, rrjeteve sociale dhe billbordeve, pa tubime për shkak të situatës alarmante me kovid-19. Personat e infektuar me kovid-19, dhe ata që kanë pasur kontakt me ta do të votojnë më 11 dhjetor, dhe do të duhet të paraqiten në mënyrë elektronike për të votuar. Të sëmurët dhe të dënuarit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 12 dhjetor, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve, pra më 13 dhjetor. Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19 pasdite.

 

Continue Reading

Shendetsi

Do të legalizohen makinat me targa të huaja që qarkullojnë në shtetin tonë?

Published

on

Automjetet me targa të huaja që lëvizin në shtetin tonë do të legalizohen, respektivisht do të marrin targa të Maqedonisë. Qeveria, megjithatë, nuk zbuloi detaje se si do të zbatohet kjo. Tani për tani, nga Qeveria thonë se është herët për të publikuar më shumë informacion sepse në periudhën e ardhshme do të përgatitet zgjidhje ligjore. Bëhet fjalë për automjete që janë kryesisht nga Bullgaria e që janë në pronësi të qytetarëve tanë që kanë dy shtetësi.

Për momentin, jemi duke punuar në draft-versionin e zgjidhjes ligjore me të cilën do të zbatohet kjo masë e paralajmëruar, e cila pritet që pas harmonizimit t’i paraqitet Kuvendit për miratim deri në fund të vitit”-thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Kryeministri Zaev këtë e quajti legalizim të automjeteve të huaja, ndërsa e paralajmëroi si masë me të cilën qeveria do të përpiqet të marrë para shtesë në buxhet për vitin e ardhshëm. Përllogaritjet e para janë se mbi këtë bazë në arkën e shtetit vitin e ardhshëm do të hyjnë rreth 20 milion euro.

“Informacionet jozyrtare të cilët i kemi janë se të gjithë qytetarët që kanë automjete me targa të huaja do të kenë një periudhë të caktuar në të cilën do të duhet t’i ndërrojnë regjistrimet e tyre në targa të Maqedonisë, për çka nga shteti do të marrin përfitime dhe zbritje të caktuara”

Sipas informacioneve që morëm nga Administrata Doganore gjatë këtij viti, shumica e automjeteve të importuara janë nga vendet e Bashkimit Evropian, respektivisht Gjermania, Bullgaria dhe Sllovenia. Një pjesë më e vogël janë nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë moment, që të mund targat të ndërrohen nga të huaja në maqedonase, pronari i automjetit duhet doganës t’i paguajë 23% të çmimit me të cilin e ka blerë automjetin.

 

Ile Petreski

Continue Reading

Shendetsi

Covid-19, spitalet janë të mbingarkuara

Published

on

Kapacitetet spitalore po ngarkohen gjithnjë e më tepër. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat e Shkupit  janë shtruar 36 pacientë, ndërsa në Qendrat Interne janë hospitalizuar 19 pacientë. Spitali “8 Shtatori” ka pranuar 11 pacientë, ndërsa Klinika Infektive 6. Aktualisht janë duke u trajtuar 467 pacientë. Mjekët thonë se presioni po bëhet i papërballueshëm, për këtë edhe bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të masave.

“Kapacitetet spitalore janë tej mbushura. Dinamika e kurimit dhe pranimit të pacientëve të rinj sa vjen e rëndohet. Duam ta kuptoni se neve luftojmë pa u lodhur për shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.
Edhe ne kemi fëmijë, familje dhe prindër. As ne nuk duam ta çojmë sëmundjen në shtëpi dhe as të sëmuremi. Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japim kontribut në ndihën për t’i shpëtuar pacientët tanë”  

Gjatë 24 orëve të fundit kapacitetet janë shtuar për 170 shtretër, falë numrit të pacientëve të shëruar. Qendra Kovid në Shkup ka 43 shtretër më shumë, ndërsa me punë ka filluar edhe Klinika për sëmundje të syve me 23 shtretër në dispozicion. Në spitalin “8 Shtatori” janë shtuar edhe 26 shtretër ku numri i kapaciteteve të lira arrijnë në 106. Ditëve në vijim në shërbim të Qendrave Kovid do të funksionojë edhe Klinika e Otorinolaringologjisë. Muajin e fundit vendi ka regjistruar rritje enorme të rasteve të reja me Kovid-19. Rreth 15 për qind e pacientëve të diagnostikuar kanë shfaqur pasqyrë të rendë klinike dhe gjendje të rënduar, ndërsa numri i rasteve aktive është mbi 20 mijë. Autoritetet presin që nga java e ardhshme të nisë efekti i masave shtrënguese.

Adrian Kerimi

Continue Reading

Trending