Nga 2 615 testime të kryera në Shqipëri gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 580 raste pozitivë me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit edhe 11 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin. Gjithmonë sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Shendetsi
Shqipëri, 580 raste të reja me koronavirus dhe 11 të vdekur
