Connect with us

Maqedoni

Shkup, koronavirusi i merr jetën infermieres 40-vjeçare – Alsat

Published

on

Unioni i infermiereve, teknikëve medicinalë dhe motrave akushere dhe stomatologe njofton se sot si pasojë e Covid-19, jetë ka ndërruar infermierja Irena Dojçinovksa Milloshovska nga Instituti Geriatrik “13 nëntori” në Shkup, transmeton Alsat.

– Advertisment –

“Apelojmë dhe theksojmë që virusi është me të vërtetë i pamëshirshëm dhe nuk ka asnjë selektim mbi moshat të cilat i sulmon. Kjo nuk është infermierja e parë viktimë e Covid-19, por është më e reja në moshë. Infermierët rrezikojnë jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre për pacientët në baza ditore. Ju lutemi t’i përmbaheni masave dhe të ndihmoni sistemin shëndetësor që ka kohë që po lufton përtej mundësive t”, thonë nga Unioni i Infermiereve.