Connect with us

Bota

Shkencëtari bërthamor iranian është vrarë nga një armë e kontrolluar në distancë – Alsat

Published

on

Irani beson se Izraeli dhe një grup opozitar i dëbuar nga Irani, kanë përdorur një armë të kontrolluar nga larg, për të vrarë shkencëtarin bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh të premten e javës që lamë pas.

Në një fjalim gjatë varrimit të Fakhrizadehut në Teheran, shefi i sigurisë, Ali Shamkhani, ka thënë se sulmuesit “kanë përdorur pajisje elektronike” dhe nuk kanë qenë prezent në vendin e sulmit.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për pretendimet e tij.

Ministria iraniane e Mbrojtjes fillimisht ka raportuar se Fakhrizadeh është qëlluar me armë zjarri, pasi disa sulmues kanë shënjestruar makinën e tij.

Izraeli nuk ka komentuar këto pretendime.