Connect with us

Shendetsi

Shkallët mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë!

Published

on

Dëshironi të bëni ushtrime fizike, por nuk keni kohë për të shkuar në palestër? Thjesht ngjitni shkallët më të afërta që i keni – kështu sugjerojnë shkencëtarët nga Universiteti McMaster

Hulumtuesit kanë rekrutuar 31 persona të cilët kryesisht qëndrojnë ulur, por që janë të shëndetshëm dhe u kanë kërkuar t’i nënshtrohen disa detyrave që kanë të bëjnë me ngjitjen e shkallëve, transmeton Telegrafi.

Pas eksperimenteve të tyre me pjesëmarrësit e studimit, shkencëtarët kishin zbuluar se ushtrimet e lehta kishin shpier në përmirësimin e fitnesit kardiorespirator të pjesëmarrësve, apo aftësinë e qarkullimit dhe kishin ndikuar që sistemet muskulore të furnizojnë mjaftueshëm oksigjen në trup gjatë ushtrimeve fizike.

Kjo është e rëndësishme sepse fitnesi i mirë kardiorespiratorik është ndërlidhur me jetëgjatësi më të gjatë.

Në fakt, njerëzit të cilët kishin shënuar rritje të niveleve të fitnesit kardiorespirator, kishin shënuar edhe zbritje në rrezikun e vdekjes së parakohshme për 38 për qind.

Pra, mundësitë janë të mëdha që sistemin kardiovaskular mund ta përmirësoni me aktivitete të lehta dhe të shkurtra, siç është ngjitja e shkallëve.

Sidoqoftë, ngjitja e shkallëve nuk mjafton për të humbur kile e as për të formuar muskuj. /Telegrafi/